Parandalohet një rast kontrabande në Gjilan

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë edhe një tentim kontrabande. Dje rreth orës 11:40 nga njësia e lartcekur në fsh.Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kaltër pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV. Personi i dyshuar ka braktisur kamionin duke ikur kështu në drejtim të…

Lajme

04/10/2024 12:56

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë edhe një tentim kontrabande.

Dje rreth orës 11:40 nga njësia e lartcekur në fsh.Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kaltër pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV.

Personi i dyshuar ka braktisur kamionin duke ikur kështu në drejtim të pa njohur.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, kamioni sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë./Lajmi.net