Parandalohet një fatkeqësi e madhe, dikush kishte vendosur gurë mbi trasenë hekurudhore në dalje të stacionit Cerrovikë

Një fatkeqësi e madhe është parandaluar në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë saktësisht në dalje të stacionit në Cerrovikë. Siç ka njoftuar kompania Infrakos Sh.A, dikush kishte hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore, në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500. Nga makinistët e trenit (Trasa 761), është shmangur kjo fatkeqësi e mundshme që sipas kompanisë Infrakos…

Lajme

15/10/2024 11:22

Një fatkeqësi e madhe është parandaluar në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë saktësisht në dalje të stacionit në Cerrovikë.

Siç ka njoftuar kompania Infrakos Sh.A, dikush kishte hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore, në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500.

Nga makinistët e trenit (Trasa 761), është shmangur kjo fatkeqësi e mundshme që sipas kompanisë Infrakos Sh. A është mbrojtur jeta e qindra udhëtarëve që po përdornin këtë linjë për udhëtim, shkruan lajmi.net.

“Infrakos dhe Trainkos dënojnë ashpër këtë akt të papranueshëm, i cili ka cenuar sigurinë e vendit dhe ka vënë në rrezik serioz jetën e shumë qytetarëve të pranishëm në trenin e linjës. Vendosja e pengesës në një lokacion të përzgjedhur siç është rrezja e kthesës me kufizim të dukshmërisë në pamje ka rrezikuar daljen e trenit nga shinat, andaj na bën të besojmë se ky nuk është një akt i thjeshtë, por një veprim që duhet të vëj në lëvizje organet e rendit. Për këtë arsye, Infrakos dhe Trainkos u bëjnë thirrje organeve të sigurisë që të hetojnë dhe të zbardhin sa më shpejt këtë veprim të rrezikshëm, duke siguruar që autorët të marrin dënimin e merituar. Hekurudhat e Kosovës mbeten të përkushtuara për të ofruar shërbime të sigurta dhe të besueshme për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: