Parandalimi i vrasjes sot në Tiranë, sherri nisi për borxh (Foto)

Një borxh i pakthyer është bërë shkak i sherrit mes 24¬vjeçarit që u kap me pistoletë dhe dy vëllezërve të shoqëruar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, në afërsi të “Punishtes së Pastrave”.

Lajme

03/04/2016 23:27

Azumir Toçi ka shkuar për të takuar dy vëllezërit, të cilëve u kishte dhënë para hua. Ata janë ulur një lokal në rrugën “Siri Kodra”, ku dhe ka pasur debat mes 24­vjeçarit dhe dy vëllezërve. Një punonjës i Policisë Rrugore që ndodhej pranë lokalit ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte rezultuar fatal për dy vëllezërit.

Pas prangosjes nga Policia, rezultoi se Tuçi ishte i armatosur me një pistoletë tip “Zaztava” dhe dyshohet se do të qëllonte ndaj dy vëllezërve si hakmarrje për mos kthimin e borxhit. Ende nuk dihet se për çfarë shumë bëhet fjalë, ndërkohë që Policia ka shoqëruar dhe dy vëllezërit F.P., 30 vjeç dhe E.P. 27 vjeç për sqarimin e plotë të ngjarjes. /panorama