Paralajmëron ndryshime pozitive

Fatmir Limaj thotë se Kosova gjatë vitit 2013 në aspektin e përgjithshëm është ballafaquar me sfida si në planin social, politik dhe atë ekonomik.

Lajme

30/12/2013 09:15

Deputeti Fatmir Limaj thotë se në zgjedhjet lokale qytetarët me votën e tyre shprehën pakënaqësinë me gjendjen aktuale në Kosovë.

Limaj, në një intervsitë për “Epoka e Re’ është shprehur i pakënaqur me jetën parlamentare në Kosovës për faktin se partitë politike nuk kanë qenë shumë aktive.

Ai thotë në këtë intervsitë se do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik, duke paralajmëruar se mund ndodhin ndryshime pozitive në vitin 2014.

Limaj ka folur edhe për bisedimet e zhvilluara m Serbinë në Bruksel.

Sipas tij, qeverisja aktuale më shumë ka shpenzuar energji me dialogun në Bruksel.

Kritik është shprehur edhe ndaj punës së Qeverisë së Kosovës.

“Që në fillim ka qenë skeptik në kabinetin Qeverisës të Thaçit”.

Limaj thotë se Kosova gjatë vitit 2013 në aspektin e përgjithshëm është ballafaquar me sfida si në planin social, politik dhe atë ekonomik.