Paralajmëron Haradinaj: Grenell i prerë, nëse Kurti mbetet kryeministër do të jetë lajm i keq për Kosovën
Ramush Haradinaj ka thënë se në bisedë me Richard Grenell në SHBA, ai i ka thënë se nëse vazhdon të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kryeministër Albin Kurti, Kosova nuk mund të pret ndonjë mbështetje nga SHBA-të. ‘’Ai ishte i prerë se nëse mbetet kjo situatë dhe kjo qeveri dhe kryeministër [Albin Kurti]…
Lajme
Ramush Haradinaj ka thënë se në bisedë me Richard Grenell në SHBA, ai i ka thënë se nëse vazhdon të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kryeministër Albin Kurti, Kosova nuk mund të pret ndonjë mbështetje nga SHBA-të.
‘’Ai ishte i prerë se nëse mbetet kjo situatë dhe kjo qeveri dhe kryeministër [Albin Kurti] sipas tij është lajm i keq për Kosovën se Kosova nuk mund të pret asnjë rezultat, asnjë mbështetje nga SHBA-të, përkundrazi zhvillimet mujn me shku edhe më keq se sa që janë sot’’, ka thënë Haradinaj në ‘Debat Plus’.
Haradinaj ka thënë se Grenell ia ka konfirmuar se do ta ketë portofolio Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se ka lutur atë që ta ndihmoj Kosovën në ‘’proceset përpara’’ pasi që ne jemi të bllokuar.
‘’Të bllokuem dhe në njëfarë mënyre edhe të prapësuar, na kanë kthy mbrapa proceset’’, tha tutje Haradinaj.