Paralajmërohet rritje tjetër e çmimeve të derivateve dhe jo vetëm

Thellimi i krizës në Lindje e Mesme, veçanërisht lufta ndërmjet Izraelit e Iranit, shtet ky që ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës në botë, ka bërë që çmimi i këtij derivati të shtrenjtohet edhe në Kosovë. Çmimet veçse janë ngritur në shumicën e pompave, deri në 1 euro e 32 cent. Por,…

Lajme

23/06/2025 20:01

Thellimi i krizës në Lindje e Mesme, veçanërisht lufta ndërmjet Izraelit e Iranit, shtet ky që ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës në botë, ka bërë që çmimi i këtij derivati të shtrenjtohet edhe në Kosovë.

Çmimet veçse janë ngritur në shumicën e pompave, deri në 1 euro e 32 cent. Por, ka frikë për një rritje të re çmimesh.
Këtë e konfirmojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Fadil Bejrani, Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve deklaroi “Në këtë krizë globale të derivateve të naftës, qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira të naftës në rajon. Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të mundshme të furnizimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon Ngushticën e Hormuzit – një pikë strategjike ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Çdo përshkallëzim i kësaj situate do të ndikojë në rritjen e çmimeve, ndërsa një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga SHBA, mund ta stabilizojë tregun. Edhe Kosova, si importuese e madhe e naftës, ndikohet nga këto zhvillime gjeopolitike”.

Çmimet aktuale në Kosovë janë:
• Dizel: 1.22€ – 1.32€
• Benzinë: 1.21€ – 1.31€

Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për panik, sepse janë duke u furnizuar me çmimet më të ulëta në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka akcizë më të ulët për rreth 20 cent.

Kosova renditet e dyta për nga çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut.

Në rast të ndonjë sulmi ndaj Iranit nga SHBA, ka gjasa reale që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme dhe të përballemi me një krizë globale të naftës.
Por, sipas njohësve të ekonomisë, kjo rritje ka për të pasur efekte zinxhiror duke shkaktuar ngritjen e çmimeve, edhe për produkte të tjera.

Safet Gërxhaliu, Ekonomist tha se “Kosova është bërë shtet i njerëzve të varfur të udhëhequr nga njerzit e pasur dhe ka trende të rritjes të çmimeve. Çmimet rriten shpejtë por kurrë nuk bien në stadin fillestar. Fakti që jemi shtet i varur nga importi, Kosova është shnëdrru në një shtet të varfër të njerëzve të pasur. Do të ketë konotacion negativ edhe në shportat e qytetarëve. Ata ç’ka e ke ble në të kaluarën me 40% të pagës minimale sot s’mundesh me 80 përqind dhe kjo do të ndikojë më varfërinë e mëtejme. Do rritet çmimi i transportit”….

Sipas Shoqatës së naftëtarëve, Kosova renditet e dyta për nga çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut. /Dukagjini