Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës – qytetarët tash e sa muaj jetojnë në krizë
Në prill të këtij viti, qytetarët e vendit panë shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike. Pavarësisht protestave, çmimi i rrymës u rrit. Një vendim i tillë, ashtu edhe siç u paralajmërua gjatë protestave s’u prit aspak mirë nga qytetarët. Megjithatë, sot, u bë e ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) s’e përjashton mundësinë…

Lajme
Në prill të këtij viti, qytetarët e vendit panë shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike. Pavarësisht protestave, çmimi i rrymës u rrit. Një vendim i tillë, ashtu edhe siç u paralajmërua gjatë protestave s’u prit aspak mirë nga qytetarët.
Megjithatë, sot, u bë e ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) s’e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, duke paralajmëruar se mund të ketë sërish rritje të çmimit të rrymës.
Sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, shqyrtimi i këtyre tarifave nënkupton se mund të ketë ngritje, por edhe ulje të tarifave të energjisë.
‘‘Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve…jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, ka thënë Fejzullahu.
Për shumë kë, rritja e çmimit të rrymës që është bërë disa herë gjatë qeverisë së Albin Kurtit, ka dëmtuar ekonomitë familjare, duke shkaktuar krizë tek to.
Por, tarifat e larta të energjisë, s’kanë qenë problemi i vetëm me të cilin janë përballur qytetarët gjatë këtyre muajve.
Të njëjtit kanë qenë dëshmitarë të një krize të thellë politike e institucionale. Qe nga zgjedhjet qendrore, që janë mbajtur me 9 shkurt, Kosova ende s’ka institucione e saja. Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet.
Përveç si krizë politike, situata e krijuar tashmë disa muajshe ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik.
Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska. E njëjta, ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.