Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Të dielën, më 15 qershor, në fshatin Muçivërc do të mbahet një protestë për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu. Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për…

Lajme

12/06/2025 12:16

Të dielën, më 15 qershor, në fshatin Muçivërc do të mbahet një protestë për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.

Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, si dhe përfaqësuesit lokalë që të bashkohen në këtë aktivitet për mbrojtjen e të arrestuarit.