Paralajmërohet padi kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile ka vendosur ta sfidojë ligjërisht. Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë centë më shumë”, bën të ditur se padinë kundër ZRRE-së do ta dërgojnë të martën në gjykatë. Avokati i angazhuar për ta ngritur…

Lajme
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile ka vendosur ta sfidojë ligjërisht. Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë centë më shumë”, bën të ditur se padinë kundër ZRRE-së do ta dërgojnë të martën në gjykatë.
Avokati i angazhuar për ta ngritur padinë nga grupi protestues “Asnjë cent më shumë”, Ardian Bajraktari, e ka konfirmuar për RTK-në se po punojnë intensivisht që ta padisin sa më shpejt ZRRE-në, të cilën e akuzojnë për vendim të paligjshëm.
Përfaqësuesi i kësaj nisme qytetare, Ali Sefaj, tha se përveç protestave, tashmë kanë vendosur që t’i ndjekin edhe rrugët ligjore kundër vendimit të ZRRE-së.
Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e ka shprehur mbështetjen për çdo nismë ligjore të shoqërisë civile që kundërshton rritjen e çmimit të energjisë.
Derisa të merret një vendim nga Gjykata mbi këtë padi të paralajmëruar, qytetarët do të duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmimin e ri, prej 1 majit – me një rritje prej 16.1%.