Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, bazuar në burime të hapura dhe raportime nga mediat online, më 24 dhjetor 2025 është paralajmëruar bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (Serbi). Sipas njoftimit, bllokada pritet të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, çka mund…

Lajme

23/12/2025 11:01

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, bazuar në burime të hapura dhe raportime nga mediat online, më 24 dhjetor 2025 është paralajmëruar bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (Serbi).

Sipas njoftimit, bllokada pritet të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, çka mund të shkaktojë pengesa dhe vonesa në qarkullim.

QKMK u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim të evitimit të pengesave dhe vonesave gjatë kësaj periudhe.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat e telefonit: 📞 +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 50095. /Lajmi.net/