Detaje të reja rasti i Krasniqit, prokurorja: Nga kontratat e dëmshme në KEK, Kosovës iu shkaktuan dëme 37 milionë euro
Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Tani në seancën fjalën e pati prokurorja e rastit, Fikrije Zejnullahu e cila si fillim tha se Prokuroria ka mjaftë shumë prova në kuadër të çështjes me të cilën ngarkohet Krasniqi e që është “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Zejnullahu para gjykatës…
Lajme
Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Tani në seancën fjalën e pati prokurorja e rastit, Fikrije Zejnullahu e cila si fillim tha se Prokuroria ka mjaftë shumë prova në kuadër të çështjes me të cilën ngarkohet Krasniqi e që është “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Zejnullahu para gjykatës shpalosi qëndrimin e prokurorisë, ku ndër të tjerash tha se konsideron se pas administrimit të provave do të bëhet zbardhja e plotë e gjendjes faktike.
“Konsideroj se pas administrimit të tyre do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe, rrjedhimisht, edhe fajësia e të akuzuarve. Për shkak të shpjegimit të disa prej provave, e kam parë të arsyeshme t’i paraqes në pika të shkurtra, me qëllim që të jenë më të lehta për t’u kuptuar”, deklaroi Zejnullahu.
Ajo gjithashtu deklaroi se Prokuroria ka siguruar prova se Nagip Krasniqi, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv, në bashkëkryerje me Imer Dragushën, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. “Prokuroria ka siguruar prova se Nagip Krasniqi, si kryeshef, në bashkëkryerje me Imer Dragushën, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa Dragusha tashmë e ka pranuar fajësinë. Prokuroria ka prezantuar në gjykatë prova materiale dhe jomateriale”.
Sipas saj, prokuroria e konsideron të domosdoshëm edhe administrimin e bisedave përkatëse. “Prokuroria konsideron se duhet të administrohen bisedat e tij. Nuk do të zgjatem me emra, por faktet shihen qartë për ndikimin që është ushtruar për lidhjen e kësaj kontrate. Do të vërtetohet se me dijeni të plotë ka urdhëruar lidhjen e një kontrate”, u shpreh ajo.
“Një operator ekonomik ishte shpallur i papërgjegjshëm, por pas një periudhe të caktuar është ftuar nga i akuzuari dhe me të njëjtin operator janë ndryshuar të gjitha kushtet e veçanta”, deklaroi ndërkaq gjatë seancës Zejnullahu. Në fund, ajo theksoi se nga këto veprime “Qeverisë së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 37 milionë euro”.
Gjithashtu prokurorja deklaroi se ka mjaft prova materiale që Krasniqi me disa zyrtarë të Vetëvendosjes më konkretisht me , Dejona MIhalin kishin komunikime të shpeshta, ku Krasniqi i dërgonte projekte dhe kjo e fundit në mënyrë të kundërligjshme jepte opinione e vendoste për to./Lajmi.net/