Paralajmërimi i Erdoganit për kërcënimet terroriste nga të cilat mund të përballet BE-ja

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i kërkon Evropës të mbështesë lëvizjet e Ankarasë në Libi, ditë pasi ai urdhëroi vendosjen e trupave atje.

Bota

18/01/2020 23:55

Erdogan ka paralajmëruar Evropën se mund të përballet me kërcënime të reja nga grupet “terroriste” nëse qeveria e njohur e Libisë do të binte, në një artikull të botuar në Politico.

Në artikullin e publikuar të shtunën, në prag të një konference për paqe në Libi në Berlin, Erdogan tha se mosarritja e Bashkimit Evropian për të mbështetur në mënyrë të duhur Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) do të ishte “një tradhti ndaj vlerave të veta themelore, përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Evropa do të hasë një sërë problemesh dhe kërcënimesh nëse qeveria legjitime e Libisë do të binte.

“Organizatat terroriste të tilla si ISIS [ISIL] dhe al-Kaeda, të cilët pësuan një humbje ushtarake në Siri dhe Irak, do të gjejnë një tokë pjellore për t’u rikthyer në këmbët e tyre. Duke pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar të sigurojë mbështetje ushtarake për Libinë, zgjidhja e qartë është të punohet me Turqinë , e cila tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”, vazhdoi Erdogan.

Erdogan ka theksuar se Turqia do t’i trajnojë forcat e sigurisë së Libisë dhe t’i ndihmojë ata të luftojnë terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënime të tjera serioze kundër sigurisë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Në një iniciativë të përbashkët, Turqia dhe Rusia kanë ndërmjetësuar një armëpushim, por Haftar u largua nga bisedimet në Moskë këtë javë që synojnë përfundimin e marrëveshjes së armëpushimit.