Paralajmërimi i ambasadorit rus për Kosovën: Mos e mbivlerësoni fuqinë tuaj

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin, ka dërguar një paralajmërim në drejtim të Prishtinës pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja.

Lajme

23/11/2018 16:43

Përmes një postimi në Twitter, Chepurin ka thënë se një veprim i tillë i Prishtinës, tregon faktin se askush nuk duhet t’i mbivlerësojë forcat e veta, transmeton lajmi.net.

“Historia e sanksioneve të Prishtinës konfirmon fjalët e Napoleonit, të cilat i ka përsëritur gjatë tërheqjes së  Rusisë më 1812. Nga diçka e madhe në një rrëmujë është vetëm një hap. Kuptimi i kësaj është, nuk duhet t’i mbivlerësojmë forcat tona”, ka shkruar ai.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, i njëjti është takuar edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq./Lajmi.net/