Parajalmërojnë zyrtarët amerikanë të shëndetësisë: Fermerët të rrezikuar nga gripi i shpendëve
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan të premten se fermerët janë në rrezik nga virusi i gripit të shpendëve H5N1 dhe kërkoi nga ata të kenë veshje mbrojtëse për të shmangur infeksionin, shkruan Reuters. CDC i SHBA-së u bëri thirrje fermerëve dhe punëtorëve që të veshin veshje të përshtatshme mbrojtëse kur janë në kontakt të drejtpërdrejtë…
Bota
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan të premten se fermerët janë në rrezik nga virusi i gripit të shpendëve H5N1 dhe kërkoi nga ata të kenë veshje mbrojtëse për të shmangur infeksionin, shkruan Reuters.
CDC i SHBA-së u bëri thirrje fermerëve dhe punëtorëve që të veshin veshje të përshtatshme mbrojtëse kur janë në kontakt të drejtpërdrejtë ose të ngushtë fizik me zogj të sëmurë, bagëti, feçe, qumësht të papërpunuar ose sipërfaqe të kontaminuara.
Infeksioni i virusit të shpendëve është i rrallë tek njerëzit dhe rasti i punonjësit të qumështit përfaqëson vetëm infeksionin e dytë të njohur në Shtetet e Bashkuara.