“Paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se një vit” – kështu deklaronte Trendafilova para disa vitesh për këdo që arrestohej nga Gjykata Speciale

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një video nga intervista e para disa viteve të kryetares së Gjykatës Speciale,  Ekaterina Trendafilova në emisionin “Rubikon”. Trendafilova thoshte se kushdo që arrestohet apo akuzohet nuk mund të qëndroj më shumë se 1 vit në paraburgim, shkruan lajmi.net Behrami në postimin e tij ka thënë se Gjykata…

Lajme

24/05/2025 16:23

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një video nga intervista e para disa viteve të kryetares së Gjykatës Speciale,  Ekaterina Trendafilova në emisionin “Rubikon”.

Trendafilova thoshte se kushdo që arrestohet apo akuzohet nuk mund të qëndroj më shumë se 1 vit në paraburgim, shkruan lajmi.net

Behrami në postimin e tij ka thënë se Gjykata Speciale është duke bërë krime më të rënda sesa Rusia.

“Prokuroria ka fituar 100% të kërkesës për mbajtje në paraburgim të zgjatur, kundër konventave ndërkombëtare. Kriminale! Në Rusi, sipas Human Rights Watch, në 97% të rasteve shqiptohen paraburgime të zgjatura.”, ka shkruar ndër të tjera Behrami.

Tutje, deputeti i PDK-së tha se Trendafilova po del të jetë gënjeshtare më e madhe sesa Putini.

Postimi i plotë:

Krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim që:
– 4 vjet
– 6 muaj
– 21 ditë
– 39 864 orë
Gjykata Speciale (sipas kalkulimeve, sepse nuk është transparente) ka marrë rreth 31 herë vendim për mbajtjen e tyre kundërligjshëm në paraburgim. Po aq ankesa janë shkruar nga Mbrojtja.
Bilanci:
Prokuroria ka fituar 100% të kërkesës për mbajtje në paraburgim të zgjatur, kundër konventave ndërkombëtare.
Kriminale!
Në Rusi, sipas Human Rights Watch, në 97% të rasteve shqiptohen paraburgime të zgjatura.
Gjykata Speciale është duke bërë krime më të rënda sesa Rusia.
E kjo Trandafilova po get do me dalë gënjeshtare më e madhe sesa Putini!/lajmi.net/