Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj, gjuajti me armë viktimën duke i shkaktuar plagë të rënda
Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit A.R, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi,…
Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit A.R, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 21.12.2025, rreth orës 23:20, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një konflikti verbal, i pandehuri me qëllim që të privoj nga jeta ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.D., duke i shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në abdomen, dorë dhe regjion femoral, për pasojë i dëmtuari i`u është nënshtruar operimit në QKUK -Prishtinë. Si dhe se i pandehuri me datë, kohë dhe vend të shënuar si më lartë tek pika e parë e dispozitivit, në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm lidhur me armët ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën e zjarrit të llojit CZ, modeli 70, kalibri 7.65 MM”, ka njoftuar Gjykata.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, ndërsa ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e sh
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.