Paraburgim ndaj gjakovarit që e goditi nënën me shuplakë, rrahu motrën dhe e kërcënoi vëllanë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një personi nën dyshimin se goditur me shuplakë nënën, ka rrahur motrën dhe ka kërcënuar vëllanë në Gjakovë. Gjykata ka njoftuar se i dyshuari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do…

Lajme

23/10/2025 17:18

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një personi nën dyshimin se goditur me shuplakë nënën, ka rrahur motrën dhe ka kërcënuar vëllanë në Gjakovë.

Gjykata ka njoftuar se i dyshuari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor 2025.

“Sipas kërkesës, “Me datë 20.10.2025, rreth orës 17:30 min, në fshatin S. – Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e tyre, i pandehuri ushtron dhunë dhe keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, këtu ndaj të dëmtuarve – nënës se tij, motrës se tij dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që ditën kritike për shkak të një mosmarrëveshje, i pandehuri revoltohet dhe e godet nënën e tij me shuplakë në fytyrë e me pas e godet edhe motrën pasi e njëjta kishte ndërhyrë për ti ndarë, derisa aty kishte ardhur vëllai i tij duke e larguar nga të dëmtuarat, dhe pasi që i njëjti ishte larguar nga aty i pandehuri i drejtohet vëllait me fjalët se “kur vjen në shtëpi kam me të mbyt”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.”

“Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek të dëmtuarit, apo duke e përsëritur veprën penale”, ka njoftuar gjykata.