Paraburgim ndaj ekzaminerit dhe instruktores, dyshohen se pranuan 200 euro ryshfet për t’ia mundësuar kalimin e testit një kandidateje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ekzaminerit Ekrem Latifi dhe instruktores Ardita Balaj, të cilët u ndaluan më 19 maj nën dyshimin për marrje ryshfeti. “Gjykata ua ka caktuar një muaj paraburgim”, e ka konfirmuar udhëheqësja e Zyrës për Informim, Mirlinda Gashi. Ndryshe, “Betimi…

Lajme

21/05/2025 16:09

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ekzaminerit Ekrem Latifi dhe instruktores Ardita Balaj, të cilët u ndaluan më 19 maj nën dyshimin për marrje ryshfeti.

“Gjykata ua ka caktuar një muaj paraburgim”, e ka konfirmuar udhëheqësja e Zyrës për Informim, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më herët ka raportuar ekskluzivisht mbi dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast.

Ndryshe, më 19 maj, Policia e Kosovës- ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të Krimeve Ekonomike kanë realizuar një operacion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, me të cilin rast u ndaluan dy të dyshuarit.