​Para vazhdimit të seancës konstituive, Dehari fton në takim subjektet parlamentare

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare. Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës, në orën 09:30. Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituohet tërësisht legjislatura e nëntë. Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00. Lëvizja…

Lajme

23/04/2025 09:16

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare.

Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës, në orën 09:30.

Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituohet tërësisht legjislatura e nëntë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.