Para takimit me Zelenskyn, Trumpi thotë se Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë dhe s’mund të hyjë në NATO

Para disa orëve, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin “Truth Social”, duke i dhënë para takimit mes tyre një paralajmërim të fortë homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë që luftojë” – shkroi kreu i Shtëpisë së…

Bota

18/08/2025 09:26

Para disa orëve, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin “Truth Social”, duke i dhënë para takimit mes tyre një paralajmërim të fortë homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë që luftojë” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.

“Mbajeni në mend si nisi kjo. Nuk ka kthim të Krimesë së dhënë gjatë [administratës së] Obamës (12 vjet më parë, pa u shkrepur asnjë e shtënë), dhe nuk ka hyrje të Ukrainës në NATO. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë” – shtoi ai.

Trumpi dhe Zelensky pritet të takohen të hënën, vetëm tri ditë pas takimit të presidentit amerikan në Alaskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.