Para se të filloj fushata, BE thirrje partive politike: Përmbahuni nga gjuha seksiste dhe mizogjene ndaj grave

Zyra e BE-së në Kosovë, ka shkruar dy ditë para se të filloj fushata zgjedhore e zgjedhjeve të 7 qershorit. Ata kanë bërë thirrje per diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste. “Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, 🇪🇺 BE-ja në Kosovë u bën thirrje…

Lajme

26/05/2026 16:12

Zyra e BE-së në Kosovë, ka shkruar dy ditë para se të filloj fushata zgjedhore e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ata kanë bërë thirrje per diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste.

“Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, 🇪🇺 BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve të Kosovës, që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online”, thuhet në reagim.

Ata kanë thënë se gratë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online.

“Barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore të BE-së dhe elemente thelbësore për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet mes tjerash.

Fushata politike fillon me 28 maj. /Lajmi.net/