Para Samitit me liderët shtetëror, Vetëvendosje proteston edhe në Berlin

Vetëvendosje përveq në Prishtinë, do të protestojë edhe në Gjermani.

Lajme

27/04/2019 21:47

Kjo para Samitit të Berlinit ku do të jenë prezentë edhe delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Për këtë është bërë e ditur përmes një komunikate për media, raporton lajmi.net.

“Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet të hënën e ardhshme në Berlin, me 29 prill, do të protestojmë para Zyrës së Kancelares së Gjermanisë kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit të LVV-së, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 18:00.

“Protesta fillon në ora 18:00. Le të dëgjohet edhe zëri i mërgatës! Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjermani”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje. /Lajmi.net/