Para një muaji Qeveria e emëroi si drejtor, Muzliukaj sot akuzohet nga Prokuroria për dëm mbi 125 mijë euro ndaj shtetit
Në aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale ndaj Faruk Mujkës bashkë me të i akuzuar është edhe Hysen Muzliukaj. Muzlikuaj e Mujka dyshohen se i shkaktuan dëme buxhetit të shtetit në mbi 125 mijë euro. Por anipse nën hetime e tanimë i akuzuar, Qeveria e Kosovës në detyrë vendosi që para disa javëve të…

Lajme
Në aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale ndaj Faruk Mujkës bashkë me të i akuzuar është edhe Hysen Muzliukaj.
Muzlikuaj e Mujka dyshohen se i shkaktuan dëme buxhetit të shtetit në mbi 125 mijë euro.
Por anipse nën hetime e tanimë i akuzuar, Qeveria e Kosovës në detyrë vendosi që para disa javëve të emërojë Hysen Muzliukaj si Drejtor i Institutit të Kosovës për Administratë Publike.
I gjithë ky zhvillim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme se s’mund të merren vendime nga qeveritarët, deputetë të kësaj legjislature ende të pakonstituuar plotësisht.
Mbi emërimin e Muzliukajt si drejtor, reaguan edhe nga Organizatat Joqeveritare të Kosovës.
Muzliukaj i cili ishte drejtor i Kadastrit në Komunën e Mitrovicës së Jugut hetohej në lidhje me rastin kur Komuna e Mitrovicës kishte vendosur që në sallën e leximit të bibliotekë në Mitrovicë ta shndërrojë në kafiteri.
Pas arrestimit të tij, atëkohë edhe këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Hysen Muzliukaj ishte liruar nga detyra e tij në ministri më 14.07.2023, pasi ishte ndaluar nga Prokuroria për 48 orë./Lajmi.net/