Para dy ditëve Albin Kurti deklaroi se ” do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë. Po ashtu nga Kushtetuesja u tha se…

Lajme

08/08/2025 14:46

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.

Po ashtu nga Kushtetuesja u tha se seancat e mbajtura nga 26 qershori deri më 27 korrik janë të pavlefshme, e se kryesuesi i këtyre seancave, Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën.

Por hiç më larg se dy ditë më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se nuk e di cili do të jetë zgjidhja e kësaj bllokade, por se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të presim edhe fare pak ditë. Unë nuk e di se çka kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

“Le të presime dhe pak ditë. Vetëm gjashtë seanca kanë qenë duke e votuar jo-suksesshëm kandidaten tonë Albulena Haxhiu, të gjitha seancat e tjera është duke u mohuar votimi i fshehtë, kështu që besoj se është shumë gabim që në Kosovë është krijuar praktika sipas të cilës deputetët opozitarë bojkotojnë votimin edhe atë duke e kundërshtuar votimin e fshehtë që është një prej mënyrave për zgjedhjen e kandidatëve. Meqë rast s’ka përparësi votimi i hapur nga ai i fshehtë.Ndërkohë ju e dini se të gjitha partitë politike përfshirë edhe mua si kryetar i VV-së jemi duke punuar për zgjedhjet lokale, e sot një javë duhet dorëzuar listën e kandidatëve për asamblistë”, deklaroi ai.

Por ndryshe nga ky deklarim i “zbutur” i Kurtit janë shprehur pak më parë deputetë e anëtarë të Vetëvendosjes.

Me të parë publikimin e aktgjykimit të Kushtetueses, tënjëjtit kanë filluar që zëshëm të kritikojnë këtë gjykatë e madje duke iu referuar si gjykatë e partive politike të tjera në vend./Lajmi.net/