Paqueta flet për trajnerin e ri të Milan

Ylli i Milan, Lucas Paqueta, ka komentuar trajnerin e ri të Milan, Marco Giampaolo.

Sport

08/07/2019 12:59

Paqueta po kthehet tek Milan me më shumë eksperiencë dhe vetëbesim, dhe është i lumtur që do të luajë nën urdhrat e Marco Giampaolo.

Lojtari ishte pjesë e kombëtares së Brazilit e cila mbrëmë fitoi finalen e Kupës së Amerikës, duke triumfuar ndaj Perusë.

“Ky trofe më jep shumë eksperiencë. Po kthehem tek Milan me vetëbesim, i gatshëm për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat” ka thënë lojtari, transmeton lajmi.net.

“Do të takohem me Giampaolon personalisht pasi të kthehem nga pushimet. Tani, unë vetëm dua të pushojë, pasi kthehem nga një sezon intensiv. Pas saj do të fokusohem tek Milan” ka thënë tutje braziliani.

“E di se si Giampaolo dëshiron të luajë. E kam ndjekur punën e tij tek Sampdoria dhe jam i lumtur me ardhjen e tij tek Milan” ka thënë ndër të tjerash Paqueta.

Sistemi i preferuar i ish trajnerit të Sampdorias është ai 4-2-3-1. Mbetet të shihet nëse do të ketë një vend për brazilianin në skemat e Giampaolo. /Lajmi.net/