‘Paqe’ mes Realit dhe Milanit: Shumë raste, por pa gola

Ka përfunduar takimi miqësor mes Real Madridit dhe AC Milanit.

Sport

08/08/2021 20:18

Ndeshja ishte shumë interesante, por në fund u mbyll me rezultat 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Gareth Bale, që dështoi nga pika e bardhë (41′).

Ndërkohë, “Los Blancos” dominuan në të gjitha aspektet, por u mungonte finalizimi.

Nga Milan, rasti më i rrezikshëm ishte përmes Brahim Diaz, por goditja e spanjollit u ndal në mënyrë fenomenale nga Andriy Lunin.

Kësisoj, kjo përballje përfundoi me rezultat 0 – 0./Lajmi.net/