Papunësia në Amerikë, në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit

Ekonomia amerikane dha edhe një herë provat për qëndrueshmëri në muajin shkurt, me krijimin e 273 000 vendeve të reja pune duke kundërshtuar pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një ngadalësim të ekonomisë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

Bota

06/03/2020 19:19

Niveli i papunësisë është ulur në 3,5%, niveli më i ulët në 50 vite, ndërkohë që analistët kishin parashikuar një stabilizim prej 3,6%.

Administrata amerikane ka rishikuar në rritje të dhënat e muajit dhjetor duke vlerësuar se ishin krijuar rreth 273 000 vende të reja pune nga 225 000 të njoftuara më parë.