Papa thotë pushoni të dielën

Papa Francis ka bërë thirrje që të mos punohet ditën e diel dhe këtë ditë njerëzit ta shfrytëzojnë që të rrinë më pranë familjeve të tyre. 

Bota

06/07/2014 18:55

Papa Francis ka shprehur keqardhjen e tij për braktisjen e traditës së të bërit pushim ditën e diel nga shumë njerëz, duke theksuar se kjo gjë ka ndikim negativ te familjet dhe miqësitë.

Gjatë vizitës së tij në jug të Italisë, Papa ka thënë se hapja e dyqaneve dhe bizneseve gjatë ditës së diel nuk është mënyrë e mirë për të ulur varfërinë.

Sipas Papës, prioritet duhet të jetë njeriu dhe se të kaluarit e të dielës me familjen dhe miqtë është një zgjidhje etike. Ai gjithashtu këshilloi prindërit që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.