Papa Leon ofron ndërmjetësim mes Rusisë dhe Ukrainës
Papa Leon është ofruar të veprojë si ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në sigurimin e paqes në Ukrainë, raportoi media italiane RAI, duke cituar Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin. Parolin tha të premten se papa mund të vihet në dispozicion për një takim mes të dyja palëve, në mënyrë që…

Bota
Papa Leon është ofruar të veprojë si ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në sigurimin e paqes në Ukrainë, raportoi media italiane RAI, duke cituar Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin.
Parolin tha të premten se papa mund të vihet në dispozicion për një takim mes të dyja palëve, në mënyrë që ato të takohen dhe “të paktën të bisedojnë” me njëra-tjetrën, raportoi RAI, sipas CNN.
Selia e Shenjtë mund të jetë një “vend shumë i përshtatshëm”, shtoi Parolin.
Papa Leon tha të premten se “Selia e Shenjtë është gjithmonë e gatshme të ndihmojë që armiqtë të afrohen, ballëpërballë, për të biseduar me njëri-tjetrin, në mënyrë që popujt në mbarë botën të mund të gjejnë sërish shpresën dhe të rikuperojnë dinjitetin që meritojnë, dinjitetin e paqes”.