​Papa Françesku shtrihet në spital

Papa Françesku, i cili u dërgua sot në spital për trajtim për bronkit, ka një infeksion të frymëmarrjes, por është në gjendje të qëndrueshme. “Ati i Shenjtë iu nënshtrua ekzaminimeve të specializuara dhe filloi farmakoterapinë në spital. Gjetjet fillestare treguan një infeksion respirator. Gjendja e tij klinike është e mirë, ka temperaturë të lehtë”, tha…

Bota

14/02/2025 20:10

Papa Françesku, i cili u dërgua sot në spital për trajtim për bronkit, ka një infeksion të frymëmarrjes, por është në gjendje të qëndrueshme.

“Ati i Shenjtë iu nënshtrua ekzaminimeve të specializuara dhe filloi farmakoterapinë në spital. Gjetjet fillestare treguan një infeksion respirator. Gjendja e tij klinike është e mirë, ka temperaturë të lehtë”, tha Vatikani në një deklaratë.

Papa Françesku në dy vjetët e fundit vuan nga pneumonia dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Ai u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.