Papa Françesku dërgon mesazh ngushëllimi pas tragjedisë së Koçanit

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona, kryesisht të rinj. Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet…

Lajme

16/03/2025 14:34

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona, kryesisht të rinj.

Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Ai siguroi gjithashtu se kujtimin e viktimave do ta ruajë në lutjet e tij.