Paolo Valeri, referi kryesor i ndeshjes Milan – Fiorentina

Paolo Valeri do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Milan – Fiorentina, e vlefshme për xhiron e 35 të Serie A.

Sport

29/04/2022 11:35

Ndeshja do të luhet të dielën më fillim nga ora 21:00 në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

Pas dështimit të Interit për ta fituar lojën e mbetur ndaj Bolognas në mesjavë, “rossonerët” kanë motivim shtesë për të fituar, në mënyrë që ta ndjekin titullin e 19 të kampionit.

Titulli i fundit kampion i skuadrës “kuqezi” daton në vitin 2011.

Fiorentina, në anën tjetër, gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, me pikë të njëjta me Lazion. Një fitore eventuale ndaj Milanit do t’i shihte “vioncelestët”, të paktën përkohësisht, në vendin e gjashtë, aty ku e sigurojnë një vend në garat evropiane. /Lajmi.net/