Panik në Dubai, njerëzit përplaseshin mbi njëri tjetrin për të ikur nga zjarri (Foto/Video)
Festuesit e natës së Vitit të Ri iknin për ta shpëtuar jetën e tyre pasi hoteli me pesë yje në Dubai u kaplua nga zjarri vetëm disa momente para se të filloj edhe shfaqja spektakulare me fishekzjarre në këtë vend.

Bota
Ndërtesa u pa në zjarr me flakët që shiheshin teksa dilnin nga kati përdhesë e deri në katin e 40-të, ndërtesë kjo prej 63 katësh, shkruan Dailymail.
Ata që arritën të iknin nga ngjarja e përshkruan momentin e tmerrshëm dhe mënyrën se si njerëzit rrëzoheshin mbi njëri tjetrin me nxitim që të dilnin nga hoteli që po digjej.
Një anglez u detyrua ta mbajë nënën e tij të paralizuar mbi shpinën e tij, transmeton lajmi.net.
Mjekët kanë pranuar se të paktën 60 persona janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre kishte pësuar sulm në zemër.
Hoteli ka qenë i mbushur me njerëz, duke pritur në dhomat e tyre për pamje më të mirë të ekranit me fishekzjarre në Burj Khalifa, rrokaqiellin më të lartë në botë.
Ata që pritnin nga poshtë ishin më të rrezikuar për t’u goditur nga mbeturinat që binin nga ndërtesa./lajmi.net.
