Panele, e takime me liderë shtetërorë e qeveritarë – Kurti shkruan për qëndrimin e tij në Davos

Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Davos. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për aktivitetet e tij gjatë ditës. “Nisëm ditën në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, ku isha i ftuar për të diskutuar në panelin me temë “Besimi, lidershipi dhe Amerika 250″.…

Lajme

20/01/2026 22:26

Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Davos.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për aktivitetet e tij gjatë ditës.

“Nisëm ditën në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, ku isha i ftuar për të diskutuar në panelin me temë “Besimi, lidershipi dhe Amerika 250″. Vijuam takimet me sipërmarrës, si dhe bisedat në Shtëpinë e Kosovës me ish-ministrin britanik Rory Stewart, dhe dy panele mbi demokracinë, sigurinë, qeverisjen dhe mundësitë për investime mes eskpertëve të fushës dhe studiues”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka marrë pjesë në një darkë bashkë me liderë shtetërorë e qeveritarë dhe udhëheqës nga organizata ndërkombëtare, që u organizua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: