Panasonic lanson tabletën impresionuese
Panasonic e ka ndërmend të bëjë revolucion, me tabletën e re të cilën do ta sjell në treg në janar të vitit të ardhshëm. Janarin e këtij viti, kompania japoneze, në ngjarjen CES, kishte prezantuar tabletën 20 inç me specifika harduerike tejet mbresëlënëse. Tableta e radhës pritet të jetë impresionuese dhe më e sofistikuar, ndërsa çmimi…

Auto & Tek
Panasonic e ka ndërmend të bëjë revolucion, me tabletën e re të cilën do ta sjell në treg në janar të vitit të ardhshëm. Janarin e këtij viti, kompania japoneze, në ngjarjen CES, kishte prezantuar tabletën 20 inç me specifika harduerike tejet mbresëlënëse. Tableta e radhës pritet të jetë impresionuese dhe më e sofistikuar, ndërsa çmimi i saj pritet të jetë 5.999 dollarë.
Disa nga specifikat kryesore të kësaj tablete janë:
– Ekrani IPS Alpha LCD 20 inç 4K me rezolucion 3840 x 2560 pixels
– Procesori Intel Core i5-3437U uPro
– Sistemi operativ Windows 8.1 Pro
– Hapësira e brendshme 256 GB SSD
– Memoria 2GB VRAM
– Kamera frontale me rezolucion 1280x 720 pixels
– Jetëgjatësia e baterisë deri në 2 orë.