Pamjet satelitore thonë që villa e terroristit Radoiçiq ishte ndërtuar pas vitit 2018
Ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se pamjet satelitore kanë treguar se kur është ndërtuar vila e kriminelit serb, Milan Radojiçiq. Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në vitin 2019, sipas gjeoportalit shtetëror. Ai ka thënë se ortofotoja e gjeoportalit është në vitin 2018 dhe se ndërtimi ka ndodhur…

Lajme
Ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se pamjet satelitore kanë treguar se kur është ndërtuar vila e kriminelit serb, Milan Radojiçiq.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në vitin 2019, sipas gjeoportalit shtetëror.
Ai ka thënë se ortofotoja e gjeoportalit është në vitin 2018 dhe se ndërtimi ka ndodhur në pesë vitet e fundit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nëse gjeoportali i shtetit është i saktë, vila është ndërtuar dikur në periudhën 2019 e tutje.
Nëse s’ka leje, s’e rrok’ legalizimi po e rrok’ bageri ??.
Pra, nuk është ndërtuar qe 10 vjet, as qe 15, por në 5 vitet e fundit.
Dëshmi: Ortofotoja e gjeoportalit, shtator 2018. Vendi në të cilin është sot vila, duket se ishte livadh e mal. Përmes kësaj ortofotoje kemi rrënuar dhe rrënojnë ende inspektoratet.
Punë të mbarë ❤️.