Pamjet e drejtpërdrejta nga Tirana- Krejt çka po ndodhë në protestën që po “shkatërron” thuajse gjithçka

Protesta e studentëve në Shqipëri ka hyrë në ditën e tretë, me mijëra protestues që janë mbledhur dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës. Studentët po protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit, ndërsa ndër kërkesat e tyre është edhe dorëheqja e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, Rama ka përjashtuar…

Lajme

15/10/2026 15:22

Protesta e studentëve në Shqipëri ka hyrë në ditën e tretë, me mijëra protestues që janë mbledhur dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Studentët po protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit, ndërsa ndër kërkesat e tyre është edhe dorëheqja e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes si pasojë e protestave. Në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Reuters, ai ka deklaruar se nuk do të lejojë që dhuna ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Protesta e së mërkurës, më 14 tetor, u shoqërua me përleshje të dhunshme, gjatë të cilave u lënduan dhjetëra protestues dhe zyrtarë policorë.

Sipas raportimeve, protestuesit u vunë zjarrin dy ndërtesave qeveritare dhe dy bankave, ndërsa hodhën gurë në drejtim të policisë. Po ashtu, u dëmtuan disa prona private, përfshirë objekte biznesi.

Gjatë trazirave, flakët përfshinë edhe një zyrë të Kolegjit të Evropës, institucion i hapur në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian.

Sot gjatë ditës, protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj. /Lajmi.net/

Lajmi.net iu sjell video nga vendi i ngjarjes: