Pamje të shpifura: Lautaro Martinez pështynë Theo Hernandezin në derbin e Milanos

Lautaro Martinez është kapur keq nga kamerat e derbit të Milanos.

Sport

07/02/2022 20:30

Sulmuesi argjentinas ka bërë një gjest aspak të hijshëm, siç duket në pamje të parë, ndaj Theo Hernandez.

Ylli i Inter duket të ketë qenë i nevrikosur me mbrojtësin francez, dhe për një moment ka humbur kontrollin, përcjell lajmi.net.

Disa pamje që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale duket sikur tregojnë Lautaron teksa pështynë Theon.

Argjentinasi ishte afër të sulmonte mbrojtësin, por shumë lojtarë ndërhynë në mes dhe e ndalën një rrëmujë të mundshme.

Ai priti për Theon në tunel, por ndonjë konflikt mes tyre nuk u raportua. Shikoni pamjet më poshtë. /Lajmi.net/