Pamje të reja nga arrestimi i të riut në Lipjan që vdiq në rrethana të dyshimta- u suspenduan 5 zyrtarë policorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë. Në lidhje më këtë incident tashmë janë publikuar edhe pamje të reja nga ku shihet intervenimi i policëve për të arrestuar 27-vjeçarin, por që…

Lajme

07/07/2025 18:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë.

Në lidhje më këtë incident tashmë janë publikuar edhe pamje të reja nga ku shihet intervenimi i policëve për të arrestuar 27-vjeçarin, por që rezultoi me fatalitet,

Madje lidhur me këtë rast IPK, tashmë i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor( përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë).

“Në interes të zhvillimit të hetimit, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor( përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Suspendimi i tyre është masë administrative e përkohshme dhe në këtë fazë nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre ligjore apo profesionale”, thuhet në  njoftim.

Ndryshe për këtë rast tanimë është aktivizuar edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, kështu ka deklaruar zëdhënësja Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet hetimore si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me rastin në fjalë, poashtu edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës janë në hetime të vazhdueshme”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për më shumë informacione nuk mund të ofrojmë pasi që mund të dëmtojmë integritetin e procedurës hetimore”, ka deklaruar tutje Shala. /Lajmi.net/