Pamje të frikshme/ Dy raste të sulmeve nga qentë endacak brenda ditës në Prishtinë
Përpos problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, problemi i sulmeve nga qentë endacak.
Lajme
Brenda javës që lamë pas pati disa raportime nga sulmet që iu bënë qytetarëve pikërisht nga këta qenë.
Por një pamje edhe më e frikshme është publikuar sot, ku një grua sulmohet nga qentë endacak në afërsi të rrugës C në kryeqytet.
Madje e njëjta nga sulmet që po i bëheshin shtrihet e tëra në tokë, derisa bën zgjidhje që të ikën prej tyre.
E lidhur me këtë rast e shumë raste të tjera të ndodhura në Prishtinë, organet kompetente nuk kanë bërë asgjë konkrete.
Madje si zgjidhje nga Komuna e Prishtinës është parë ushqyerja e tyre, duke harruar faktin se të njëjtit janë thuajse gjatë gjithë kohës të pangopur e kësisoj sulmet janë të vazhdueshme.
E një sulm tjetër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Dragodanit, ku një grua poashtu sulmohet nga ta dhe mezi arrin të ikën.
Situata është mjaftë alarmante, e organet përgjegjëse po vazhdojnë të jenë në heshtje./Lajmi.net/