Pamje shqetësuese, trupat e pasagjerëve të AirAsia mbi ujë (foto)

Skuadrat e kërkimit për aeroplanin e humbur të aviokompanisë "AirAsia", kanë gjetur rreth dyzet trupa duke pluskuar mbi ujë.

Bota

30/12/2014 17:57

Ndërkohë është gjetur edhe dera e këtij aeroplani, rrëshqitësja e emergjencës, disa bagazhe, etj.

Aeroplani Airbus A320-200, kishte 162 persona në bord.

Ai u zhduk të dielën ndërsa po fluturonte nga Indonezia drejt Singaporit.

Vetëm pak orë më vonë, AirAsia konfirmoi se mbetjet janë të avionit të zhdukur.