Pamje- Operacioni për tentim-shpëtimin e më pas nxjerrjen e trupit të pajetë nga bunari në Lybeniq zgjati rreth 8 orë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person humbi jetën pasi ra në një bunarë gjatë punës për pastrimin e tij, bunari i cili gjendej pranë varrezave të fshatit. Pas një operacioni të gjer që zgjati rreth 8 orë në lidhje me këtë rast, është arritur që të nxirret trupi…

Lajme

29/09/2025 08:30

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person humbi jetën pasi ra në një bunarë gjatë punës për pastrimin e tij, bunari i cili gjendej pranë varrezave të fshatit.

Pas një operacioni të gjer që zgjati rreth 8 orë në lidhje me këtë rast, është arritur që të nxirret trupi i viktimës- Albert Pamaj.

Operacioni për tentim-shpëtimin e tij e më pas nxjerrjen e trupit është koordinuar nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës në bashkëpunim me kompaninë  Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK), “viktima kishte rënë në pus gjatë punës për pastrimin e tij. Pusi ishte me thellësi të konsiderueshme dhe kishte praninë e gazrave të dëmshëm dhe mungesë oksigjeni, çka e bëri operacionin tepër të ndërlikuar dhe të rrezikshëm për ekipet shpëtuese”.

Nxjerrja e trupit u bë përmes pajisjeve të specializuara dhe përpjekjeve të koordinuara nga SHKSHMK dhe kompania e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Lajmi.net/