Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Taynës

Tayna po finalizon videoklipin e ri.

ShowBiz

05/12/2020 08:32

Rep-artistja Tayna ka nisur punën për projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta finalizojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e një javë është duke xhiruar për këngën e re, të cilën fansat e saj po e presin me padurim.

Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai i cili publikoi pamje nga xhirimet e këtij klipi, për të cilin punuan deri në orët e vona.

Tayna nuk ka dhënë shumë detaje për këtë këngë, por projekti pason këngën “Qe qe”, që rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/