Pamje nga vendi ku vdiq 19 vjeçari në Vushtrri
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, i cili ka tronditur Kosovën. Nga disa të shtëna me armë zjarri, një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili pak më parë ka thënë se Policia…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, i cili ka tronditur Kosovën.
Nga disa të shtëna me armë zjarri, një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili pak më parë ka thënë se Policia janë në kërkim të të dyshuarit.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.
Në lidhje me rastin, në media është raportuar se viktima është Ardit Zymeri.
Lajmi.net ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen Policia e Kosovës teksa e hetojnë rastin. /Lajmi.net/
Ndiqni pamjet: