Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan
Një vrasje e rëndë ka tronditur Gjilanin ditën e sotme.
Lajme
Një zyrtare e policisë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri prindërit dy vëllezërit dhe me pas edhe vetën.
Prokuroria e Shtetit, ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e shumëfishtë që ndodhi në Gjilan, ku policja 45-vjeçare, Valdete Bllaca, fillimisht kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas kishte bërë vetëvrasje.
Prokurori i rastit Arben Kadriu, ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.
“Dyshohet se është arma zyrtare e Policisë. E ndjera ka qenë zyrtare e policisë”, deklaroi prokurori.
Lajmi.net ju sjell pamje live nga vendi i ngjarjes: