Pamje nga vendi ku dyshohet se një person theri veten me thikë dhe humbi jetën
Një burrë në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se me mjet të mprehtë e ka therur të dashurën e tij e më pas e ka vrarë edhe veten. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat, në koordinim me prokurorin kujdestar, për të sqaruar motivin dhe mënyrën e saktë të…

Lajme
Një burrë në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se me mjet të mprehtë e ka therur të dashurën e tij e më pas e ka vrarë edhe veten.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat, në koordinim me prokurorin kujdestar, për të sqaruar motivin dhe mënyrën e saktë të ngjarjes.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se personi në fjalë ka lënduar veten me mjetë të mprehtë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.
Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti për lajmi.net.