Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, aty vërehen ende njollat e gja**t

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Kjo ka ardhur si pasojë e rrënimit të një objekti të vjetër, brenda të cilit ndodheshin tre djem të moshave dy 15 vjeç dhe njëri 13 vjeçar. Majori i Policisë së Kosovës, Milazim…

Lajme

03/02/2025 11:10

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Kjo ka ardhur si pasojë e rrënimit të një objekti të vjetër, brenda të cilit ndodheshin tre djem të moshave dy 15 vjeç dhe njëri 13 vjeçar.

Majori i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi ka thënë dje për mediat lokale në Kosovë se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Fëmijët raportohet të jenë kërkuar për disa orë nga familjarët, por nuk dihej se ku ishin. Ata u gjetën më pas derisa po telefononin ata dhe dëgjoheshin disa prej telefonave nën objektin e rrënuar.

Tre të miturit do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë (ish Jabllanicë) të Gjakovës.

Në lidhje me rastin pati reagime të shumta ku familjarëve u shprehën ngushëllime ndërsa organet e rendit raportohet se po merren me rastin dhe se si u lejua një objekt i tillë të ishte i pa-renovuar në këtë hapësirë ku kishte qasje nga gjithkush, edhe nga fëmijët.

Lajmi.net sjell fotografi nga vendi i ngjarjes./Lajmi.net/