Pamje nga varrimi i dy nxënësve që u vranë nga sulmi ndaj autobusit në Gllogjan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Facebook ka shpërndarë pamje nga varrimi i dy nxënësve që u vranë në sulmin me armë zjarri në fshatin Gllogjan.

Lajme

28/11/2021 14:22

Në sulmin që ndodhi natën e së premtes, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës, kanë mbetur të vrarë tre persona, shkruan lajmi.net.

Përpos dy nxënësve që ndërruan jetë si pasojë e plagëve që kishin marrë, i vdekur ka mbetur edhe shoferi i autobusit i cili u varros mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës ende është në kërkim të dyshuarit për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit.

Sipas raportimeve gjatë ditëve të fundit në media, dyshohet se sulmi me armë zjarri ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për linjën e autobusave, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Familja e shoferit të autobusit ka deklaruar se i ndjeri nuk ka pasur konflikt me ndonjë person, andaj edhe arsyeja e sulmit mbetet ende engimë. /Lajmi.net/