Pamje nga ushtrimi ndërkombëtar në Babaj të Bokës -“Defender Europe 25”

Sot në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë ka filluar aktiviteti i madh ushtarak në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”, raporton lajmi.net Lajmi.net po qëndron në Babaj të Bokës për ta përcjell nga afër këtë aktivitet ushtarakë, ku të pranishëm janë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe…

Lajme

03/06/2025 12:55

Sot në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë ka filluar aktiviteti i madh ushtarak në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”, raporton lajmi.net

Lajmi.net po qëndron në Babaj të Bokës për ta përcjell nga afër këtë aktivitet ushtarakë, ku të pranishëm janë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.

Ndryshe “Defender 25” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.

Ndërkaq ushtrimi në vendin tonë ka nisur nga 25 maji ku Kosova përveç si mikpritëse, po merr pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Lajmi.net/