Pamje nga shtëpia e priftit në Zllakuqan të Klinës ku është plagosur një polic

Një polic është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Zllakuqan të Klinës. Krejt kjo ka ndodhur në shtëpinë e një prifti ku persona të panjohur kishin hyrë për grabitje. Sipas Policisë së Kosovës, afër objektit kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. “Sot në orët e…

Lajme

09/05/2024 11:55

Një polic është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Krejt kjo ka ndodhur në shtëpinë e një prifti ku persona të panjohur kishin hyrë për grabitje.

Sipas Policisë së Kosovës, afër objektit kanë hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fadil Gashi.

Lajmi.net po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do të iu mbaj të informuar në lidhje me rrjedhën e ngjarjes.